Panele vertikale
Mure Mbajtëse (MW– MDW)
Perimetrale (MW)
Ndarëse (MW)
Kapot i armuar i ventiluar(MW)
PANELET E SISTEMIT TË NDËRTIMIT SYSTEMPIU®

MetroDoubleWall
Paneli dopio MetroDoublewall nga Systempiu® është një kallëp i para-përforcuar që përdoret për realizimin e mureve mbajtëse, i përbërë nga një kafaz rrjetash çeliku të elektrosalduara të lidhura mes tyre, me ndërmjetës dy pllaka polistireni me densitet dhe rezistencë të lartë mekanike.

MetroWall
Paneli perimetral/ndares nga Systempiu® perdoret per ndertesa rezitenciale , industrial dhe tregtare , qofshin keto edhe ne dimensione te medha ose si element ndares ibrendshem i tyre. .

MetroSlab
Paneli per soleta me trare MetroSlab nga Systempiu® perdoret per soleta te ndermjetme dhe mbuluese , perbehet nga forma ne polisterol te zgjeruar (dalla+pinjata) e kufizuar nga dy rrjeta celiku te elektrosalduara e te lidhura ndermjet tyre.

MR + MG
Modulet e lidhjes ju lejojnë të krijoni shkallë të çdo forme shpejt dhe saktë. Shkallët e bëra në këtë mënyrë janë më të lehta dhe më rezistente. Shkallët mund të mbarohen me çdo lloj materiali nga druri në mermer e deri te rrëshira.
ELEMENTET BAZË
Materialet që përdoren për prodhimin e paneleve janë:
ÇELIK PËR RRJETAT
Mëngë metalike të jashtme ose të brendshme të përbëra nga tela çeliku të lëmuar (të galvanizuar) ose me aderencë të përmirësuar, me përmbajtje të ulët karboni dhe rezistencë të lartë (ftk≥ 650 N/mmq) me diametër të ndryshueshëm sipas kërkesave të llogaritjeve, të punuara në të ftohtë dhe të elektrosalduara.
ÇELIK PËR LIDHJET
Fije çeliku të lëmuar (të galvanizuar) me përmbajtje të ulët karboni, me rezistencë të lartë
(ftk ≥ 650 N/mmq) me diametër 3 mm, i tërhequr dhe i salduar në të ftohtë.
MATERIALI PËR IZOLIMIN TERMIK
EPS: Polistiren i zgjeruar i sinteruar me veti vetëshuarëse RF (klasa e reagimit ndaj zjarrit 1)
e rezistencë në shtypje ndërmjet 60 e 200 Kpa, punuar në pllaka me trashësi të ndryshme sipas tipit të panelit e nevojave tekniko-përformuese të kërkuara nga projekti.
Partnerët



































